Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Philippe Coutinho duhet të gjejë një klub për t’u sistemuar për të ardhmen e tij. Braziliani do të largohet nga Bayern Munchen, pasi gjermanët nuk duan të paguajnë për të, ndërsa e njëjta gjë vlen dhe për Barcelonën. Katalanasit shpresojnë ta shesin në verë.

Arsenali nisi i pari bisedimet me yllin brazilian, por marrëveshja është larg. Ai  i ka kërkuar agjentit të tij që të ketë më shumë kohë për të vendosur. Nuk vjen rastësisht një lëvizje e tillë, pasi 28-vjeçari ka pas vetes dhe dy klube angleze.

Leicester City dhe Tottenhami duan futbollistin e Barcelonës. Mourinho pëlqen këmbëshpejtin dhe shpreson ta rikthejë në Premier League. Coutinho dhuroi paraqitjet më të mira gjatë kohës që luante për Liverpoolin.

Related posts

NGA E KUQJA TEK E ZEZA/ Sezon me dritëhije, Champions-i në dy anët e medaljes së Milan-it

Delo.autor

SHKËLQEU ME GOL NDAJ ROMËS/ Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment