Champions League Futboll Sport

PARA NDESHJES ME LIVERPOOLIN/ Rivaldo paralajmëron “Katalanasit”: Tregohuni të kujdesshëm, sepse ky lojtar…

Barcelona do të ketë një provë të vështirë, sidomos mbrojtja që duhet të përballojë treshen e frikshme të sulmit të Liverpool, për gjysmëfinalen e Champions League, këtë të mërkurë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, fitues i “Topi i Artë” ka analizuar këtë ndeshje, ku në fokus ka patur sulmin e “Reds”, duke vënë theksin tek Roberto Firmino.

Është lojtar që e dashuroj dhe që ka pasur pak mundësi me Brazilin. Barcelona duhet të tregohet shumë e kujdesshme dhe të mos shpërqendrohet, sepse Firmino nuk fle për asnjë minutë, ai ka kualitet, saktësi brenda zone dhe ai është gjithmonë i uritur për gola”, tha fillimisht braziliani.

Pavarësisht potencialit që ka ky Liverpool, Rivaldo beson se Barcelona do të kualifikohet, “Është e vërtetë që Liverpool ka një skuadër të fortë, por nëse Barcelona luan si zakonisht, me pasime të qeta e zgjidhin ndeshjen. Kanë pasur momente të vështira, por mund të shkojnë në finale. Sot, Barcelona ka shansin të marrë një rezultat pozitiv dhe të shkojnë të qetë në ‘Anfield’. Por, edhe nëse nuk ndodh ashtu, ata kanë potencialin ta zgjidhin kualifikimin në fushë kundërshtare”, përfundoi ish-sulmuesi.

Related posts

LIVE/ Nis me gol pjesa e dytë, Skënderbeu sërish në avantazh

Delo.autor

HABIT PAS FITORES ME “MANITA” NDAJ BETIS/ Koeman: Ja pse e lashë Messin në stol

Delo.autor

E KËRKON CHELSEA/ Leicester merr vendimin për portierin Kasper Schmeichel

Sadik.Autor

Leave a Comment