Futboll Seria A Sport

PLAS TEK ITALIA/ Lojtarët e JUVENTUSIT ishin kundër INSIGNES, sepse nuk donin…

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Carlo Tavecchio pretendon se lojtarët e Juventus kanë ndaluar Lorenzo Insigne të luante në play-offin e Kupës së Botës ndaj Suedisë.

“Nuk e di nëse lojtarët e Juve-s nuk e donin, por fakti është se kishte probleme me përfshirjen e Insigne në ekip,” shprehet Tavecchio në Radio Kiss Kiss Napoli. “Si nuk mund ta mos aktivizosh Insigne-n në Milano, përpara 20-30,000 napoletanëve, që ishin në stadium atë natë?

“Atë natë duhet të ishte luajtur me më tepër lojtarë teknikë. Unë jam ai që ka më pak përgjegjësi se kushdo në dështimin e Italisë, unë u tërhoqa pasi askush tjetër nuk donte.

“Marotta pasardhësi im? Mendoj se është një profesionist i madh i cili vjen nga një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Por Juve rrezikon të monopolizojë sistemin, kemi nevojë për balancë.”

Related posts

UEFA ZBARKON NË TIRANË PËR STADIUMIN E RI/ Kërkohet perfeksioni për ndeshjen e Kategorisë A

Delo.autor

KUNDËR TEKNIKUT CONTE/ Trajneri i Kilit: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter

Delo.autor

RRËFEN MARRËDHËNIEN ME CR7/ Mesfushori Arthur: Për mua nuk është një shok me të cilin të pi një kafe, por…

Delo.autor

Leave a Comment