Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Nga derbi tek vendi i tretë në renditje, ja skenari i Spallettit

Forca e Luçiano Spaletit dokumentohet me fakte. Përtej një kontrate që e lidh me Interin deri në 2021-shin, sa është e vërtetë që qëndrimi i tij nuk mund të cilësohet i sigurt, po aq e drejtë është të thuhet që pozicioni i trajnerit është përforcuar gjatë muajit të fundit: më saktë pas fitores në derbi. Në tri pika, ja përse Interi mund të besojë ende te Spaleti për të ardhmen.

REZULTATE – Më 17 mars, pasi mposhti 3-2 Milanin, trajneri tha: “E të mendosh që për mua duhet të ishte e fundit, si darka e fundit… mendoj se do ketë darka të tjera”. I vetëdijshëm që ai rezultat e kishte afruar më tej me objektivin “Champions”. Dhe vendi i tretë aktual, nëse do mbahet deri në fund të kampionatit, do i garantojë megjithatë një hap përpara në terma klasifikimi. Më mirë nëse arrihet kuota 72 pikë, po aq sa një vit më parë. Ndërsa për sa i takon eliminimit nga tri kupat (Champions, Ligë Europe dhe Kupë Italie), Spaleti ka megjithatë alibi për të shpenzuar: grup i ndërlikuar, merkato, dëmtime, skuadër e reduktuar…
spaleti

GRUPI – Në ambientet e Interit është rikthyer qetësia, pas një dimri të kaluar mes çështjes “Naingolan”, kërkesës së Perisiç për t’u larguar dhe krisjes me Ikardin. Gjatë gjithë periudhës, klubi i ka dalë në mbrojtje trajnerit, edhe në momentet më delikate. Ai, në krahun tjetër, ka dalë i përforcuar, duke treguar se është i aftë të menaxhojë grupin. Naingolan është rikthyer me më pak peshë dhe vendimtare, Perisiç shfaqi rritje krahasuar me fazën e parë, Ikardi u rikthye në skuadër me kushtet e caktuara, pra, pa shirit kapiteni.

MAROTA – Një tjetër siguri, ashtu si gjithmonë, por që mbetet për t’u konfirmuar, e ka dhënë administratori i deleguar, Xhuzepe Marota, me një deklaratë të shkurtër: “Trajneri për vitin e ardhshëm? Spaleti ka një kontratë, jemi të qetë…”. Në hije mbetet Konte, por Luçiano ka baza të forta…

Related posts

JUVENTUSI NË SULM/ Kampionët e Italisë në kërkim të yllit të Dortmundit

Isa.Autor

PAS ANULIMIT TË NDESHJES/ Argjentina braktis stadiumin, Brazili mori një vendim tërësisht të ndryshëm

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Kukësi në “Loro Boriçi”. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment