Champions League Futboll Sport

NDESHJA ME LIVERPOOLIN/ Ja shifrat frikshme për duelet e “Katalanasve” në “Camp Nou”

“Camp Nou nuk është një tempull i futbollit, thjesht një stadium i madh”. Jurgen Klopp u përpoq të largonte frikën dhe presion te ekipi i tij për “finalen e parakohshme” që e pret ndaj katalanasve, ndoshta duke ditur edhe statistikat në një impiant që është vërtet i tmerrshëm për kundërshtarët.

Shumë vite më parë, kur Rubin Kazan do të fitonte ndaj një prej skuadrave më të mira në histori, trajneri Kurban Berdiev, do ta quante si diçka magjike, të mrekullueshme, teksa shtrëngonte tesjpijet e tij për shans…

Por, për të parë se çfarë stadiumi është “Camp Nou” le të futemi te shifrat: 6 vite pa humbje në Champions League. Plot 31 ndeshje radhazi pa humbje, 95 gola të shënuar dhe vetëm 15 të pësuar. Praktikisht, një gol në dy ndeshje brenda pëson, por shënon mesatarisht 3 gola për ndeshje.

Shumë goleada, si 4-0 ndaj Ajax, 6-1 dhe 7-0 ndaj Celtic, 6-1 ndaj Roma dhe PSG, 4-0 ndaj City dhe 5-1 ndaj Lyon.

Pra, kundërshtarët duhet të nisin të kenë frikë… Klopp e dinte, ndaj u përpoq ta çdramatizonte. Humbja e fundit? Ajo ndaj Bayern Munich te Heynckes, që fitoi me tre gola, pas 4-0 në Mynih. Ajo ishte Barcelona e Vilanovas. Xavi dhe Iniesta ishin, por Messi jo në 100% dhe Fabregas i mori vendin.

Related posts

Goditje në stilin Pogba, Juventusi pranë talentit të Barçës

Sadik.Autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Dhurata e mbrojtjes moldave, Cikalleshi zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Maguire shpëton “Djajtë e Kuq”, më pas bën gafën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment