Futboll Sport

PËSOI NJË INFARKT NË ZEMËR/ Reagon klubi i Portos: Ja gjendja shëndetësore e Casillas

Porto ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes së portierit Iker Casillas, i cili pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjes ditën e sotme.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa konfirmohet se gjendja e tij është e qëndrueshme por ndodhet nën monitorimin e mjekëve.

“Casillas pësoi një infarkt akut miokardit gjatë seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë ndërsa portieri i Portos u dërgua me urgjencë në spital. Casillas momentalisht është mirë dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Problemi me zemër është rregulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Portos.

Related posts

GABOI NË DERBI/ Lojtari SERB i Romës fajëson Strakoshën: E pashë që ishte…

Isa.Autor

YLLI FRANCEZ I PAKËNAQUR NË “OLD TRAFFORD”/ Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse…

Delo.autor

Ndryshime radikale te Real Madrid, ja tre yjet që Low do në skuadër

Q.Autor

Leave a Comment