Champions League Futboll Sport

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Vidal komenton: Jam shumë i kënaqur që luaj me…

Arturo Vidal ka komentuar fitoren e Barcelona-s së tij kundër Liverpool-it në gjysmëfinalet e Champions League, por ka folur edhe për eliminimin e Juventus-it në çerekfinale.

ZHGËNJIMI – “Jam zhgënjyer nga Juventus, mendoja se do të arrinte në finalen e Champions League. Jam befasuar nga eliminimi i tyre, duke parë lojtarët që kanë. Tani mendoj vetëm që të fitoj Kupën”.

MESSI – “Është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që shënon dhe ndihmon të tjerët ta bëjnë, por është shumë i dobishëm edhe në fazën mbrojtëse, në presing. Jam shumë i kënaqur që luaj me të”.

CHAMPIONS – “Objektivi është që të fitojmë Champions-in dhe ndeshja me Liverpool-in ka qenë më e rëndësishmja deri tani. Kemi marrë një rezultat të mirë, që na jep pak qetësi për ndeshjen e kthimit. Goli i dytë i Leos ka qenë me të vërtetë i veçantë”.

Related posts

ZVEREV ME KËMBË NË TOKË/ Federer, Nadal e Djokovic janë ende më të mirët

Isa.Autor

RENDITJA/ Ja kush janë lojtarët më të pafat të dy sezoneve të fundit në Europë

Delo.autor

PAS 3 FITORESH RADHAZI/ Arsenal ndal vrapin ndaj Brighton dhe ndajnë pikët në “Amex Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment