Futboll Sport

HUMBI VENDIN E TIJ NË KOMBËTAREN GJERMANE/ Ja gjesti që pritet të shkaktojë sërish konflikte Ozil

Mesut Ozil është bërë kohët e fundit një çështje në Gjermani dhe humbi vendin e tij në Kombëtare për shkak të një fotoje me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Mesfushori turko-gjerman i dhuroi fanellën e Arsenalit presidentit turk, por ky veprim ka sjellë jo pak reagime në Gjermani, duke e konsideruar tradhtar dhe duke e larguar nga skuadra kombëtare.

Bonucci prek sërish temën e ‘tradhtisë’, transferimin te Milani.
Në ndeshjen e fundit në Ligën e Europës, ku Arsenali fitoi 3-1 ndaj Valencias, Ozil ka provokuar jo pak gjermanët.

Ai kishte vënë një varëse të cilën e ka nxjerrë mbi fanellë dhe ku lehtësisht vihet re hëna dhe ylli që janë simbol i flamurit turk.

Në Gjermani janë të bindur se Ozil po e bën gjithçka vetëm për të treguar “dashurinë” e tij karshi Turqisë dhe të provokojë më shumë gjermanët.

Fakti që u përjashtua nga kombëtarja, sipas gjermanëve ende nuk është përtypur nga Ozil.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 3-0

Delo.autor

ËSHTË TALENTI I SALZBURGUT/ Surpriza e Champions zbulon arsyen pse refuzoi Juventus

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN DREJT LARGIMIT NGA FRANCA/ Real Madrid optimist për firmën e Neymar, por duhet të shesin…

Delo.autor

Leave a Comment