Futboll Premier League Sport

ALEXIS SANCHEZ “NGEL NË DERË”/ Manchester United i jep 13 milion paund ta largojë tek…

U transferua te Manchester United me shumë bujë në një shkëmbim me Henrik Mkhitaryan në janar të 2018-ës, por në një sezon e gjysmë me Djajtë e Kuq, Alexis Sanchez s’ka treguar pothuajse asgjë nga repertori i tij.

Madje ai është kthyer në një fantazmë të futbollistit që ishte tek Arsenali dhe Barcelona.

Forma e dobët e kilianit por edhe dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë largimin e tij, pasi paga që Alexis fiton në “Old Trafford” është vërtet e kripur, plot 26 milionë sterlina në sezon.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “Daily Mail”, Manchester United i ka ofruar sulmuesit amerikano-jugor zgjidhjen me konsensus të kontratës që i skadon pas 3 vitesh, duke i vendosur në pjatë 13 milionë paund vetëm e vetëm që Sanchez të gjejë një skuadër të re në merkato e verës.

Pra, për ta larguar nga “Old Trafford” drejtuesit e “Djajve të Kuq” jo vetëm që janë të gatshëm të lënë të lirë Alexisin me parametër zero, por edhe të derdhin një shifër të majme në llogari të tij.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjja e Sanchez, i cili kërkohet nga shumë klube në Europë, por asnjë klub nuk është i gatshëm t’i japë pagën e çmendur që merr tek United, prandaj kiliani duhet të mendohet mirë.

Related posts

PLAS TEK EKIPI I LA LIGAS/ Shkarkohet trajneri pas 9 muajsh. Drejtori sportiv jep menjëherë dorëheqjen pas lajmit

Delo.autor

Fiorin Durmishaj kualifikon Panioniosin në Kupën e Greqisë

Q.Autor

“HALLAKATJE” TEK MADRILENËT/ Zidane është në një rrëmujë taktike, ja çfarë po ndodh

Delo.autor

Leave a Comment