Albanian Stars Futboll Seria A

Strakosha: Nuk e pashë dorën e Cutrone, në San Siro gjithmonë i humbur!

Është thyer në “San Siro”, pikërisht aty ku nisi avneturën e tij prej titullari në portën e Lazio, duke u mundur nga Milan me rezultatin 2-1, por portieri shqiptar i bardhekaltërve, Thomas Strakosha nuk ndalet në debatin që ka shoqëruar fitoren e kuqezinjve, për golin e shënuar me krah nga Cutrone. Strakosha shmang debatin, ndërkohë që pranon hidhërimin për humbjen, por nuk lë pa përmendur emocionet që provon në “San Siro” edhe pse aty ka dalë gjihmonë i mundur.

“Nuk jemi të lumtur, kur humbet kështu është. Por nuk e ulim kokën, në pjesën e dytë meritonim më shumë. Goli i Cutrone? Nuk e kam parë prekjen me krah, por nuk më takon mua ta gjykoj. Jemi të lodhur me këto diskutime. San Siro? Më ka dhuruar gjithmonë emocione të mira, por këtu kam humbur gjimonë. Milan? Ata kanë bërë rezultate të mira, ndërsa ne ishim të lodhur. E humbëm ndeshjen në pjesën e parë”, deklaroi Strakosha për “Lazio Style Radio”.

Related posts

“NGEL NË KLASË” PORTIERIN DONNARUMMA/ Zoff: S’është më i miri, as PSG nuk qëndron më lart se Milani

Delo.autor

“BOMBA” NGA ANGLIA/ Si dështuan diskutimet mes Conte-s dhe Tottenham

Delo.autor

Gareth Bale në bisedime me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment