Futboll La Liga

Messi ‘thyen’ Ronaldon, shpallet golashënuesi më i mirë nga goditjet e lira

Messi, më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në histori të Spanjës.

20 gjuajtje të lira, Leo Messi e ka lënë prapa Cristiano Ronaldon me 19 duke u bërë futbollisti i parë në 25 vitet e fundit që realizon më së shumti gola nga goditjet e dënimit, raporton La Liga, transmeton Gazeta Express.

Messi shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Alaves, duke shpëtuar Barcelonën – pasi doli të jetë gol i tre pikëve në fitoren e vështirë 2:1 në Camp Nou.

Me këtë fitore, Barcelona e Ernesto Valverdes ka barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolas prej 21 ndeshjeve pa humbje në kampionat.

Pep Guardiola: 2009/10 – 21 ndeshje pa humbje, 17 fitore, 4 barazime

Ernesto Valverde: 2017/18 – 21 ndeshje pa humbje, 18 fitore, 3 barazime, vazhdon…

Related posts

E BUJSHME/ Milani dhe Roma provojnë shkëmbimin e lojtarëve! Ja çfarë mungon…

Delo.autor

NA TRONDITI TË GJITHËVE/ U hodh nga kati i gjashtë, ja si shpëtoi Aldo Teqja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Natë shqiptarësh në Europë, shënon edhe Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment