Futboll Premier League Sport

NEWCASTLE-LIVERPOOL/ Salah kthen në avantazh “Të Kuqtë”, ja golat (VIDEO)

Liverpool ka arritur të zhbllokojë ndeshjen kundër Newcastle, e vlefshme për javën e 37-të të Premier League, falë një goli të Van Dijk.

Mbrojtësi holandez është lënë vetëm në  zonën e rreptësisë nga lojtarët e Rafa Benitez, ish-trajneri i “Të Kuqve”, dhe ka mposhtur me lehtësi portierin e bardhezinjve.

Vendasit janë zgjuar pas shtatë minutash dhe kanë barazuar me Atsu, pasi Alexander-Arnold i mohoi golin Rondon-it duke përdorur bërrylin.

Arnold ka qenë protagonist tetë minuta më vonë me asistin për golin e dytë të miqve, të realizuar nga Mohamed Salah.

Related posts

Pjesa e parë/ Costa shtang Handanovic, Vecino tradhton Interin

Sadik.Autor

ÇMENDURIA NË CËRRIK/ Policia jep detajet: Arrestuam në flagrancë lojtarin dhe…

Delo.autor

Verona zhgënjen ndaj Genoas, mbijetesa largohet

Sadik.Autor

Leave a Comment