Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË MBI PESHË”/ Lukaku i përgjigjet Gary Neville: S’mund të flasë kurrë…

Romelu Lukaku u transferua në fillim të gushtit tek skuadra e Inter për shumën e 78 milion eurove.

Pas këtij transferimi ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville u shpreh shumë i lumtur me largimin Lukakut nga “Djajtë”.

Në një postim në twiter Neville shkuante: “Ai është 100 kile. Ai nuk mund të shënojë gola dhe të bëjë mirë tek Interi, mungesa e profesionalizmit është ngjitëse”.

Por së fundmi për “BBC” belgu i ka dhënë një përgjigje.

26 vjeçari i tha Garyt se ai kurrë nuk mund të flasë për profesionalizmin tim.

“Nevill mund të flasë për formën time, por ai kurrë nuk mund të flasë për profesionalizmin tim, duke thënë se unë nuk punoj sa duhet. Është diçka që ai nuk mund ta thotë kurrë për mua.

Viti që shkoi ishte i vështirë për mua. Ndodh në futboll. Ai le të vazhdojë të flasë është puna e tij , ai paguhet për atë, unë nuk do të ulem këtu edhe të flas negativisht për të.

E vetmja gjë që më intereson është Interi”, përfundoi Lukaku.

Related posts

PAMJET/ Nuk keni parë kurrë një video më të bukur se kjo, qeni feston për dy golat e ekipit të tij

bora.autor

PAS FITORES NDAJ EVERTON/ Solskjaer nuk e mban dot inatin: Na ngritën kurth që të dështonim

Delo.autor

PA PANUCCIN/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Delo.autor

Leave a Comment