Futboll Sport

MAROTTA VË “PIKAT MBI I”/ Zbulon të ardhmen e Spallettit

Me Spalletti kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe nuk ka asnjë motiv që situata mes nesh të jetë e tensionuar. Shpresoj që sa më shpejt të realizojmë objektivin, të luajmë në Champions League sezonin tjetër dhe më pas do të shohim”, u shpreh Beppe Marotta, drejtori sportiv i Interit.

Trajneri i ri? Me siguri që do të vazhdojmë me Spalletti dhe së bashku do të ulemi e bisedojmë për të organizuar prtogramet për të ardhmen. Ka një kontratë me Interin dhe ne jemi të qetë me të”, u shpreh më tej Marotta, duke konfirmuar kështu trajnerin aktual të Interit edhe për sezonin e ardhshëm.

Deklaratë që largon nga stoli i skuadrës zikaltër emrin e shumëpërfolur të Antonio Conte, që konsiderohej si kandidati kryesor. Gjithsesi, Marotta ka deklaruar qartë se Interi synon një vend në Champions League sezonin tjetër, duke blinduar vendin e tretë ku ndodhet aktualisht.

Fundi i sezonit është i vështirë, por duhet të mbyllim llogaritë sa më shpejt. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e klubit”, tha Marotta, pas barazimit 0-0 që Interi arriti ndaj Udinese në ndeshjen e fundit të Serisë A.

 

 

Related posts

ANALIZA/ Pesë vite leksione janë tepër, Tirona gati të rikthejë lavdinë e saj

Delo.autor

I DASHURUAR ME YLLIN E LIVERPOOL/ Neville e krahason me De Bruyne, Gerrard dhe Beckham

Delo.autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Mali i Zi-Holandë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment