Futboll Seria A Sport

TENSIONOHET SITUATA/ Tribuna ultras i tregon derën Mauro Ikardit: Larg nga Interi

Ndoshta nuk janë të gjithë që nuk e duan, por kur tribuna ultras në unanimitet ka vendosur që të paktën për ata, Mauro Ikardi nuk duhet të jetë më pjesë e së ardhmes së Interit, sigurisht që gjërat kanë marrë një rrugë pa kthim. Ky vendim dhe ky reagim me anë të një letre të hapur ka ardhur dje, i shtyrë edhe nga fotot pikante të ditëve të fundit të ish-kapitenit me bashkëshorten e tij, Vanda Nara.

 

“Kemi provuar që ta shpjegojmë në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjuhët e botës, – shkruhet në faqen zyrtare të “Curva Nord”, në “Facebook”, ku sërish emri i tij nuk preket, por Ikardi perifrazohet thjesht si numri 9. – Askush nuk i vë në diskutim cilësitë teknike të numrit 9, por problemi është dhe do të jetë përherë i lidhur me profilin psikologjik dhe sjelljet e tij që nuk do të ndryshojnë kurrë. Rastet e shumta të munguara për t’u pajtuar me dhomat e zhveshjes dhe me ne ultrasit është dëshmi se një lojtar me një karakter kaq sipërfaqësor nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Interit. Prandaj, për të mirën e përbashkët, është më mirë që rrugët tona të ndahen”.

Related posts

LAMTUMIRA E HIDHUR/ Ish-kapiteni i Milanit: Më plagosën, por nuk fola kurrë… (VIDEO)

Delo.autor

Ndeshja e basketbollit përfundon në sherr masiv, të rinjtë rrahin arbitrin (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A Interi në hall, Icardi dhe Perisic në dyshim për Genoan

Q.Autor

Leave a Comment