Futboll La Liga

Suarez i përgjigjet kritikave: Edhe mua duhej të më jepej një penallti

Pas fitores 2-1 ndaj Alaves, Luis Suarez, është shprehur i lumtur me rezultatin, por jo me paraqitjen e skuadrës dhe referimin nga gjyqtari Iglesias Villanueva.

Ndeshja vazhdon të komentohet nga tifozët se Barça u ndihmua nga gjyqtari, por uruguaiani thotë se edhe atij i është mohuar një penallti në pjesën e parë.

“Jemi duke i arritur objektivat tonë si skuadër dhe në aspektin individual jam shumë i lumtur”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Në pjesë e dytë e dinim se çfarë duhet bërë dhe morëm në fund tri pikë. Ishte një debutim i vështirë për Philippe Coutinhon në Camp Nou në ligë. Por, Philippe bëri mirë dhe skuadra është e lumtur me kontributin e tij”.

“Referimi? Topi preku dorën e Umtitit dhe ato janë situata të vështira në të cilat gjyqtarët vendosin”.

“Por, në pjesën e parë mua duhej të më jepte një penallti gjithashtu”, ka shtuar Suarez.

31-vjeçari është lojtari i parë që shënon në tetë ndeshje radhazi në top pesë ligat evropiane këtë sezon (11 gola).

Related posts

Hazard konfirmon largimin nga Chelsea, ja çfarë thotë pas finales

Delo.autor

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Ismajli e thotë pa siklet: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë…

Delo.autor

TRONDITËSE/ Spanja në frikë, ish-futbollisti i njohur i Barcelonës në koma pas operacionit

Delo.autor

Leave a Comment