Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS BARAZIMIT TEUTËN/ Rroca: ME disa kombinime, treguam se dimë të bëjmë…

Eduard Rroca ishte nga më të mirët në fushë në takimin mes Teutës dhe Kukësit, dhe pas barazimit në Durrës, mesfushori u shpreh se nga ndeshja në ndeshje, po harmonizohet më mirë me ekipin, dhe tashmë pas sulmit, ndihet në pozicionin e tij natyral.

Asist te goli i parë dhe i dytë. Goditët dhe një shtyllë. Sa të kënaqur jeni me fundit e takimit?

Nuk i pashë dy golat e dytë të Teutës, pasi më thanë që duhej të bëj dush prej klimës së ftohtë. Më thanë që ekipi nuk i interpretoi mirë 20 minutat e fundit. Në dhomat e zhveshjes kjo thuhej. Gjithsesi, presim të kalojmë në takimin tjetër.

Në aspektin personal, bëtë një ndeshje të mirë…

Me veten time nuk jam akoma i kënaqur. Nga pjesa fizike jam mirë, por nuk jam harmonizuar akoma me ekipin. ME disa kombinime, treguam se dimë të bëjmë futboll të bukur. Nëse do bëhej dhe shtylla, do ishte akoma më bukur. Shpresojmë të bëjmë akoma më mirë, të arrijmë edhe objektivat e klubit.

Kur do jesh në 100%?

Jam në formë shumë të mirë fizike, por ende nuk jam harmonizuar me ekipin. Besoj se nga ndeshja në ndeshje, do e tregojmë edhe më mirë këtë harmonizim.

Si u ndjeve sot në pozicionin tënd pas sulmit?

E vërtetë, në fillim provuam diçka, pasi ishte skema që Kukësi kishte përdorur para se unë të vija. Komunikimi me trajnerin, kemi thënë që mund ta bëja atë rol. Nuk është se ka shkuar shumë keq, por pas sulmuesit, jam në pozicionin tim, dhe mund të jap më të mirën aty. Sot edhe u vërtetua.

A bëhet xheloz Shkurtaj kur i bën asiste Rexhinaldos?

Jo, nuk ekziston fare kjo pjesa e xhelozisë. Jemi profesionistë, dhe mundohemi të bëjmë më të mirën në fushë.

Skënderbeu që ka dominuar në dekadën e fundit, e ka fituar vetëm një herë titullin dhe Kupën në një sezon. A do e sakrifikonte Kukësi Kupën për titullin?

Këto objektiva i përkasin klubit, dhe nuk besoj se mund të më bëhen mua këto pyetje. Personalisht, do e sakrifikoja Kupën, por klubi lufton në të dyja frontet. – u shpreh Rroca

Related posts

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

KRITIKON “JASHTËTOKËSORIN” E JUVENTUS/ Alex Morgan sulmon CR7-ën: Një ikonë e korrupsionit…

Delo.autor

Në Itali e bëjnë fakt të kryer/ VIDAL zyrtarizohet NESËR, ja detajet e kontratës

Isa.Autor

Leave a Comment