Futboll Seria A Sport

“BISHA” RONALDO NUK KA “TË NGOPUR”/ Ja trofeu personal që kërkon me Juventusin

Për Kristiano Ronaldon nuk ekzistojnë ndeshje më pak të rëndësishme.

Sezoni i Juventusit mund të konsiderohet formalisht i mbyllur pas fitores matematike të Serisë A kundër Fiorentinës, por në thelb ishte e vështirë të gjendeshin stimuj të mëdhenj pas eliminimit nga Liga e Kampionëve kundër Ajaksit dhe një kampionati thuajse të hipotekuar prej muajsh.

Por, CR7 është tipi i lojtarit i aftë të gjejë një sfidë të re edhe kur zbret në rrugë për të hedhur mbeturinat.

AGRESIV – U pa më së miri në ndeshjen e së premtes në mbrëmje: lojtarët e Juventusit respektuan kundërshtarin dhe nuk u dorëzuan deri në fund, megjithëse gjuha e trupit nuk mund të ishte ajo e sfidave të mëdha, shkak edhe i “Allianz Stadium”-it asnjëherë kaq bosh në një derbi.

Ronaldo, pasi qëndroi pa shënuar në 6 ndeshje radhazi në kampionat, disi për shkak të dëmtimit të pësuar në kombëtare, disi prej nevojës për të ruajtur forcat në optikën “Champions”, shkaktoi autogolin e Pezelës ditën e titullit, pa harruar realizimet kundër Interit dhe Torinos.

Totali shkon kështu në 21: Kristof Piontek dhe Duvan Zapata mund t’i përgjigjen, ndërsa Fabio Kualjarela, në krye të klasifikimit me 23 gola, mbetet favoriti për trofeun e goleadorit. Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar. Kundër Romës, Atalantës dhe Sampdorias pritet ta kërkojë golin me urinë e zakonshme: pasi është shpallur kryegolashënues në Angli dhe Spanjë, të njëjtën gjë do kërkojë edhe në Itali

Related posts

GJENDET KUDO KU ËSHTË KOMBËTARJA/ Njihuni me tifozen e “flaktë” shqiptare (FOTO)

F.autor

KA MBETUR ME NJË EKIP ME PAK LOJTARË/ Guardiola: Futbolli është si një parfum. Nëse fiton…

Delo.autor

Shkëlqeu me Marseille/ Bayerni, Tottenhami dhe Atletiko në garë për francezin

Sadik.Autor

Leave a Comment