Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME WATFORD/ Sarri kritikon ekipin: Në fillim ishim të lodhur fizikisht dhe mendërisht, më pas…

Maurizio Sarri ka kritikat e tij për skuadrën pas fitores me Watford, por normalisht që ka parë edhe gjëra pozitive.

“Në fillim ishim të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Më pas, në pjesën e dytë, ata e ulën intensitetin dhe kontrolluam ndeshjen.

Ishte shumë ndryshe nga pjesa e parë pasi shënuam dy gola në tre minuta dhe pas golit të dytë filluam duke luajtur futboll të mirë.

Nuk e di të ardhmen e Gonazlo Higuain, duhet të pyesni klubin. Megjithatë, për një sulmues nuk është e lehtë këtu, kur je mësuar të luash në Spanjë dhe Itali.

Nuk është e lehtë të ambientohesh me këtë ambient pasi futbolli është më fizik. Nëse qëndron, do të bëjmë shumë mirë sezonin tjetër.

Nuk e di për Champions League, duhet të presim rezultatin e Arsenal, por me shumë mundësi duhet të fitojmë ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar.”

Related posts

“DOJA TË TËRHIQESHA NGA FUTBOLLI”/ Alves befason me deklaratën: Ja si ma ndryshoi Ronaldo mendjen

Delo.autor

E PAPRITUR/ Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës, ja arsyeja

Delo.autor

KA KLAS DHE FINESË/ VINICIUS debuton, simulimin e paska si NEYMAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment