Futboll Sport

ANALIZA/ Viti i artë i Interit, ja si kanë ndryshuar nga conte tek Inzaghi

Përmbysja e hegjemonisë 9-vjeçare të Juventusit me anë të titullit të fituar në maj do të ishte mjaftueshëm për të festuar, por ky Inter po arrin përtej parashikimeve edhe këtë sezon, kur pas një vere dërrmuese nga largimet, arriti që dhjetorin ta mbyllte me objektiva të realizuar. 12 muaj fantastikë për zikaltrit që falë Kontes, Inzagit dhe drejtuesve, kanë shumë arsye për të festuar.

TITULLI I KONTES – Viti kalendarik që po mbyllet ka pasur vetëm suksese për Interin, por meritë pa dyshim kanë edhe të larguarit, ku Kontes i atribuohet një përqindje e madhe e meritës së titullit të sezonit 2020-2021. Është ai që i dha skuadrës një identitet të qartë dhe perfeksionoi mekanizmat për të pësuar pak ose asgjë dhe për të krijuar raste dhe presion të vazhdueshëm para portës kundërshtare.

Shumë e kanë përkufizuar si një skuadër reaguese: pas ulje-ngritjeve në fillim te sezonit të kaluar, Antonio Konte e rigjeti ekipin e tij kur nisi të ulte bariqendrën dhe të praktikonte lëvizje të pakta, por më saktësi maksimale. Topi në kërkim të Lukakut pas një takimi me lautaron, ndryshimet e shpejta të lojës në krahë, dublimi dhe zhvendosja e mesfushorëve të qendrës në aksionet sulmuese, aq sa prania në zonë e atyre anësorë për të mbyllur aksionet e kthyen Interin e Kontes në një nga skuadrat më të organizuara të Serisë A, ku fare lehtë binin në sy edhe individët.

 

DREJTUES TË AFTË – Pastaj në verë erdhi ridimensionimi që frikësoi, por rezultoi fantastik deri më tani. Konte që u ndoq nga Hakimi dhe Lukaku, shtuar këtu edhe incidentin e Kristian Eriksenit lanë hapësira të cilat klubi diti t’i mbyllte si duhet me lëvizje që ua bënë të qartë të gjithëve se pavarësisht lojtarëve dhe trajnerit, Interi ka diçka më shumë në nivel menaxhimi dhe shoqërie. Zgjedhja e një trajneri me të njëjtin sistem loje si paraardhësi, Çalhanoglu me kosto zero, emra si Xheko e Dumfris ishin prova se Marota dhe kolegët e tij nuk janë më kot ndër më të mirët në rolin e tyre.

 

LIRIA E INZAGIT – Pjesa tjetër i ngeli Simone Inzagit, që deri më tani po tregon një përgatitje teknike dhe një inteligjencë jashtë të zakonshmes. Ashtu si Kapelo pas Sakit dhe Alegri pas Kontes, Inzagi po mban të njëjtat koncepte me ato të trajnerit që zëvendësoi, duke e perfeksionuar akoma. Më shumë liri për futbollistët si nga pikëpamja psikologjike dhe nga ajo taktike, ka qenë kryefjala e Inzgait, edhe pse Interi i tij ndonjëherë duket se nuk mundet të heqë dorë nga ajo lojë e mësuar përmendësh ku ndiqen rregullat fikse.

Gjithsesi, kjo i përket tashmë së shkuarës, sepse zikaltrit tani e kërkojnë më pak vertikalizimin, kërkojnë të dalin duke zotëruar topin, duke shfrytëzuar daljen para të mbrojtësve të cilët i lejojnë Çalhanoglusë dhe Brozoviçit të sulmojnë qendrën duke u alternuar mes tyre në zona të ngushta.

Rezultat i gjithë punës së Inzagit është kurorëzimi me titullin kampion dimri, shoqëruar me kualifikimin përtej grupeve në Champions League, arritje te të cilat kushdo të besonte në gusht, do të quhej i çmendur. Për ta kuptuar rëndësinë e këtij viti diellor, mjafton të shihen pikët. 104 të tilla brenda këtij viti kalendarik, një numër impresionues që tregon se si një grup me profesionistë të mëdhenj e me një kryesi të aftë është në gjendje të krijojë një vit që do të kujtohet gjatë nga zikaltrit.

Related posts

Humbja poshtëruese ndaj Kroacisë, Messi largohet nga fusha pa përshëndetur tifozët

Sadik.Autor

Apolonia-Bylis/ Ballshiotët kalon në avantazh mes protestave të vendasve, shënon Shoshi nga penalltia

Q.Autor

“SARRI ME B*TH, POR HISTORIA NUK MBARON KËTU”/ Ish-lojtari i Anglisë i del në krah trajnerit italian

Delo.autor

Leave a Comment