Futboll La Liga

Performanca ndaj Alaves, Suarez i del në mbrojtje Coutinhos

Suarez thotë se Coutinho bëri paraqitje të mirë në Camp Nou, pavarësisht se u largua nga loja në minutën e 66’ kur Barcelona po humbiste 0-1.

Luis Suarez ka lavdëruar Philippe Coutinhon, pasi transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit debutoi për Barcelonën në La Liga kundër Alavesit.

160 milionëshi i transferuar nga Liverpooli, la fushën e lojës në minutën e 66’të, duke lëshuar vendin për Paco Alcacer pasi Barcelona po humbiste 0-1 nga Alavesi, që fitoi në fund 2-1.

“Është e vështirë të debutosh në Camp Nou në Ligë”, tha Suarez.

“Coutinho ishte i mirë. Ai bëri paraqitje të mirë duke udhëhequr lojën dhe ekipi është i lumtur me kontributin e tij”, shtoi Suarez.

Related posts

ATLETIKO “TALLET” ME JUVENTUSIN/ Ofron shifrën qesharake për yllin e skuadrës bardhezi

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ “Furia e Kuqe” shkatërron Gjermaninë, Franca bën detyrën, Kroacia bie në fund

Delo.autor

PLASIN POLEMIKAT NË “ANFFIELD”/ Firminho ndëshkon “Djajtë e Kuq”, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment