Të tjera

Hirscher triumfon në sllallom, konsolidon pozitat në krye të renditjes

Skiatori austriak Marcel Hirscher fitoi garën e sllallomit gjigant të zhvilluar në pistën e Garmisch, në Gjermani, garë e vlefshme për Kupën e Botës për meshkuj në ski. Ky është suksesi i 55-të në karrierë për austriakun, që konsolidon pozitat në krye të renditjes, duke hedhur një hap tjetër drejt titullit kampion. Pas dy zbritjesh, ai dha kohën e përgjithshme 2’40”18, duke qenë më i shpejti në pistë.

Në vendin e dytë u rendit patrioti i tij Manuel Feller, ndërsa në të tretin skiatori amerikan Ted Ligety. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher ngjitet në kuotën e 1254 pikëve, duke u shkëputur disi nga Henrik Kristoffersen, i dyti me 1030 pikë.

Related posts

TRIUMFON PAS REVANSHIT/ Ferit Keta i rrëmben gjerdanin turkut Karakus

Isa.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Kjo është frika më e madhe që kam kur pilotoj një motor

Delo.autor

E BUJSHME/ Ja kompeticioni që i bën bashkë treshen Ronaldo-Mbappe-Mourinho (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment