Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” dhe Juventus ofrojnë 100 milionë euro për yllin e Realit…

Juventusi dhe Interi i kanë dhënë sinjalet se do të jenë skuadrat italiane më aktive, gjatë merkatos së verës.

Ky lajm tashmë është vërtetuar nga spanjollja “AS”, e cila raporton se në zyrat e Realit, është paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh, për Marko Asensio.

Klubi madrilen i ka refuzuar menjëherë të dyja ofertat, të cilat ishin të majme. Asensio, shihet nga Zidan, si një lider i skuadrës në sezonin që vjen dhe nuk do kurrsesi, që ai të largohet në verë.

Madje mësohet se Ronaldo, e ka sugjeruar spanjollin të shkojë në Itali te Juventusi, duke qenë se bardhezinjve, i duhen përforcime në sulm.

Vera është e gjatë dhe nuk dihet nëse Juventusi me Interin do të bëjnë sërish një ofertë më të mirë financiarisht.

Related posts

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis pjesa e dytë e mbijetesës

Delo.autor

Shënoi me Lazion/ Desire Cordero është “goli” më spektakolar i Correas (FOTO)

Isa.Autor

REKORD I RI GOLASH PËR KOMBËTAREN/ 36-vjeçari Zhiru nuk ka “të ngopur”: Duam Kupën e Botës

F.autor

Leave a Comment