Futboll La Liga Sport

La MESSIN në stol/ Valverde: Është përgjegjësia ime, ja pse mora këtë vendim

Pas barazimit në shtëpi 1-1 ndaj Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë në stol Lionel Messi-n. Tekniku i Barcelonës është shprehur se ka menduar vetëm për të mirën e skuadrës së tij, megjithëse përpjekja e 54-vjeçarit për të bërë rotacion në skuadër, rezultoi të ishte e gabuar. Katalanasit morën vetëm 1 pikë përballë një ekipi që kishte 14 ndeshje radhazi pa fituar.

“Kur marr një vendim mendoj atë që është më e mira për skuadrën time. Tifozët janë të lirë të japin mendimin e tyre, por unë duhet të mendoj për të mirën e ekipit tim. Është përgjegjësia ime absolute. Kemi 4 ndeshje në 10 ditë dhe mendova që Leo dhe Busquets duhej të pushonin duke e ditur se kemi një ndeshje shumë të vështirë të mërkurën. E dija që ishte një vendim i rrezikshëm”, tha Valverde në përfundim të ndeshjes.

Skuadra e Valverde-s nuk fiton prej tri ndeshjesh, duke rrezikuar edhe kreun. Sipas spanjollit, ai tashmë e ka identifikuar se ku qëndron problemi dhe se do të përpiqet që ta përmirësojë atë në ndeshjet në vazhdim.

“Një javë e vështirë sepse nuk kemi arritur objektivat. Ka gjëra që duhet t’i përmirësojë, mbi të gjitha ekuilibrin në repartin e mbrojtjes”, tha Valverde, i cili nuk nguroi edhe t’u përgjigjej të gjithë kritikëve sa i përket performancës së Gerard Pique. “Unë e pashë atë shumë të përkushtuar dhe të përfshirë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, përfundoi spanjolli.

Related posts

ËSHTË I PASHMANGSHËM SITUATA/ Kampioni i Botës pranë largimit nga “Djajtë e Kuq”, mungon…

Delo.autor

DIMESIONET E BOTËRORIT/ Justin Timberlake ndryshon orarin e koncertit për Anglinë

Isa.Autor

REAL MADRID NË KRIZË REZULTATESH/ Raphael Varane nuk shqetësohet: Kështu ishim edhe në verën e 2017-ës, por…

Delo.autor

Leave a Comment