Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Kuqezinjtë” mposhtin Bolognan dhe mban gjallë ëndrrën Champions

Në sfidën e fundit të javës së 35-të të kampionatit italian, Milani mposhti me rezultatin 2-1 Bolognën në “San Siro”, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions.

Kuqezinjtë e Gattusos vuajtën jo pak përballë skuadrës së Mihajloviç, pasi që në minutën e 36’, panë t’u dëmtohej Lucas Biglia, i cili u zëvendësua nga Jose Mauri, pasi Bakayoko refuzoi të futej në fushë.

Më pas ishte spanjolli Suso, që pas një depërtimi nga krahu drejt qendrës, arriti të zhbllokojë rezultatin, duke çuar Milanin në pushimin midis pjesëve, me avantazhin e një goli.

Në minutën e 67’, ishte Borini që shënoi edhe golin e dytë për Milanin, duke dhënë sinjalet se gjithçka do të mbyllej qetësisht, por Bologna rihapi takimin vetëm 6 minuta më vonë, me anë të Mattias Destros.

Përveç golit, situata u komplikua edhe më tepër dy minuta më vonë, pasi Paqueta nuk mbajti nervat dhe preku me dorë arbitrin Di Bello, i cili nuk ia kurseu kartonin e kuq, duke bërë që Milani të mbetej me 10 futbollistë.

15 minutat e fundit të takimit ishin vërtetë emocionuese dhe spektakolare, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare, në kampin kuqezi nisi festa dhe në atë të Bolognës shpërtheu tensioni ndaj arbitrit, ndërsa ky i fundit nxori edhe dy herë kartonin e kuq. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e pestë me 59 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të katërt.

Related posts

Nëse Premier League do të kishte nisur në janar, një tjetër ekip do të ishte në vendin e parë në kampionat

Sadik.Autor

“ISHTE GARË E ÇMENDUR”/ Piloti Hamilton falënderon shiun për triumfin numër 100, titulli mbetet i hapur

Delo.autor

ÇMENDURIA NGA IRANI/ Kishte shkuar në stadium, tifozja djeg veten sepse u dënua me…

Delo.autor

Leave a Comment