Sport Të tjera

Eugert Zhupa bën “poker”, konfirmohet sërish për Xhiron e Italisë

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që garon më ekipin italian të Wilier Triestina – Selle Italia, do të jetë për të katërtin vit me radhë në Xhiron e Italisë, një nga 3 turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit. Lajmin e ka konfirmuar sot ekipi italian, që ka përcaktuar 8 çiklistët që do të garojnë për këtë skuadër në turneun e Apenineve. Një besim që drejtuesit e ekipit të Wilier Triestina – Selle Italia i japin çiklistit 28-vjeçar shqiptar, që tashmë ka fituar përvojën e duhur për të qenë në këtë event edhe si protagonist.

Zhupa ka arritur gjithnjë ta përfundojë këtë turne, duke i mbyllur të 21-etapat. Në edicionin e vitit 2015 u klasifikua në vendin e 157-të, një vit më vonë në vendin e 130-të, ndërsa vitin e kaluar u klasifikua në vendin e 140-të. Shpesh çiklisti kuqezi ka qenë protagonist i shkëputjeve, por pa arritur të fitojë ndonjë etapë, që mbetet objektivi i tij kryesor për këtë edicion. Eugert Zhupa është çiklisti i vetëm shqiptar që ka marrë pjesë në Xhiron e Italisë, duike mbajtur lart ngjyrat kuqezi në këtë event të rëndësishëm të sportit të biçikletës.

Related posts

JOSHUA APO FURY? Mike Tyson bën parashikimin për fituesin

Delo.autor

Anglia nuk ikën e qetë nga Botërori, federata e “Tre Luanëve” përballet me FIFA-n

Isa.Autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Portieri Berisha: Do mundohemi të japim më shumë në fushë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment