Futboll Sport

PLAS TE MILANI/ Bakayoko nuk pranon të futet në fushë. Shihni si e shan Gattuson

Milani mori 3 pikë me mjaft vlera ndaj Bolognës, por nervat në shtëpinë kuqezi vijojnë të jenë të tendosura, veçanërisht mes trajnerit Gattuso dhe mesfushorit francez, Bakayoko.

Të dy u përplasën ditën e martë, pasi francezi mbërriti në stërvitje me një orë vonesë, duke u justifikuar se e kishte lënë karburanti i makinës në rrugë, por kjo nuk shmangu reagimin e ashpër të Gattusos, i cili mbylli skuadrën në grumbullim.

Më pas tekniku vendosi të lërë në stol Bakayoko dhe të aktivizojë nga minuta e parë mesfushorin argjentinas, Lucas Biglia, por ky i fundit ishte i pafat, pasi në minutën e 25-të kërkoi largimin nga fusha për shkak të një dëmtimi.Gattuso u kthye menjëherë nga Bakayoko dhe i kërkoi të futej në fushë për të zëvendësuar argjentinasin, por francezi refuzoi, duke bërë që mes të dyve të niste një debat verbal, ku i pari u tërhoq trajneri i Milanit, për ta shtyrë gjithçka për në dhomat e zhveshjes.

Nga ajo që shihet në videon e mëposhtme, lojtari i ka thënë trajnerit: “Fuck off man”.

Related posts

UDHËTIM I VËSHTIRË NË BEOGRAD/ Mbappe: Ne duhet të luajmë me intensitet dhe dëshirë atje

Isa.Autor

NGA DËNIMI I MANCHESTER CITY, TEK MARRËDHËNIA ME NËNËN/ Rashford u përgjigjet pyetjeve qesharake të fëmijëve (VIDEO)

Delo.autor

MIQ JASHTË FUSHE/ Ylli i Juventusit poston FOTO pas ndeshjes me Rei Manajn, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment