Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA E KTHIMIT ME GJIROKASTRITËT/ Tirana luan çdo gjë për biletën në finalen e Kupës

Tirana luan shumë, për të mos thënë gjithçka, në 90 minutëshin e nesërm kundër Luftëtarit. Gjysmëfinalja e kthimit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë do të përcaktojë se cila skuadër do të shkojë në finalen e madhe, teksa sfida e parë në Gjirokastër ka përfunduar me shifrat 0-0. Tirana ka kështu në dorë mundësinë e vetme për të siguruar një vend në Kupat e Europës dhe këtë nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, pasi në kampionat është e përfshirë në luftën për mbijetesë.

Por edhe te kjo e fundit rezultati i ndeshjes së nesërme do të ndikonte jo pak, pasi bardheblutë do të merrnin një goditje psikologjike në prag të derbit të madh të kryeqytetit, rezultate që të ndërthurura me ato të rivalëve, mund ta vendosnin në pozita të vështira skuadrën e Memës. Kështu, nesër në orën 17:00, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të luajë shumë gjëra në një 90 minutësh, ndërsa përballë Luftëtarit të etur për të shkruar historinë, do të jetë e vështirë. Gjithsesi, fitorja me Skënderbeun, mënyra sesi ajo erdhi, ka rritur optimizmin në kapin bardheblu, për ta kthyer këtë fundsezoni në një happy end për një kampionat të shëmtuar.

Related posts

SUPERLIGA/ Kastrioti e nis mbarë, Luftëtari bie në shtëpi, vendos një penallti

Isa.Autor

SFIDA E KTHIMIT ME AJAX/ Pochetinno lëshon deklaratën: Është e mundur të përmbysim humbjen nëse…

Delo.autor

SFIDA NDAJ CVERNA ZVEZDA/ Hoxhallari gati, tani Egbo më i qetë për skemën. Ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”

Delo.autor

Leave a Comment