Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL SI “FRYMËZIM”/ Tottenhami për mrekullinë në “Johan Cruiyff Arena”

Humbja e turpshme e Barcelonë në “Anfield”, mund të shërbejë si leksion për Ajaxin e Amsterdamit, që ashtu sikurse katalanët, e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit. Edhe pse me një rezultat më të ngushtë, 0-1, suksesi ndaj Tottenhamit merr vlerë të madhe, pasi është arritur në transfertë.

Sonte, në orën 21:00, “harkëtarët” do të synojnë të përmbushin misionin, teksa do t’i presin londinezët në “Johan Cruiyff Arena”. Djemve të drejtuar nga Ten Hag i mjafton edhe barazimi për të ëndërruar më pas trofeun në finalen e madhe në “Wanda Metropolitanos”, por trajneri holandez nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtin gabim si Valverde.

“Ne duhet ta fitojmë ndeshjen, me këtë mentalitet futemi në fushë. Duhet të bazohemi në forcat tona. Tottenhami ka treguar se do të kemi punë në ndeshjen e kthimit. Por ne jemi të bindur se mund t’ia dalim. Jemi të përgatitur fizikisht dhe jemi të uritur .”

Përmbysja që i bëri Liverpooli Barcelonës mund të shërbejë si frymëzim për Tottenhamin, që edhe në sfidë shumë të vështirë nuk do të ketë ndihmën e Harry Kane, që është i dëmtuar. Edhe “The Reds” nuk kishin Salah, por një skuadër e madhe i bën gjërat e mëdha edhe pa lojtarë të mëdhenj.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Këto janë ndeshjet që ju bëjnë me para sot, mos i humbisni!

Q.Autor

TIRANA NIS LËVIZJET NË MERKATO/ Shikoni 3 lojtarët në orbitën “bardheblu”

Delo.autor

AKSIDENT I RËNDË NË SHKODËR/ Përfundon në spital futbollisti i Vllaznisë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment