Futboll Premier League Sport

DORËZOHET PËR KAMPIONIN E BOTËS/ Manchester United gati të shpenzojë në janar për yjet…

Kur i ka mbetur dhe 1 vit e gjysmë nga përfundimi i kontratës me Manchester United, e ardhmja e Paul Pogbasë vazhdon të mbetet një dilemë e madhe. Gjatë verës, mesfushori francez refuzoi ofertën e drejtuesve të klubit për të rinovuar marrëveshjen, teksa gjithçka mbeti pezull, me shpresën se gjërat do të zgjidheshin në një moment të dytë.
Por, me sa duket, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Pogba është i vendosur për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq” dhe dëshira e tij e madhe është të transferohet tek Reali i Madridit. United, nga ana tjetër, tashmë duket i dorëzuar, madje është gati të heqë dorë nga kampioni i botës dhe nga të ardhurat që pritet të përfitojë nga shitja do të hidhet në sulm për të përforcuar ekipin, më konkretisht me dy mesfushorë dhe një sulmues.

Saul Niguez i Ateltico Madridit dhe Donny van de Beek janë dy objektivat e Manchester United. Sa i përket sulmit, Erling Haaland është dëshira e trajnerit Solskjaer.

Reali i Madridi është gati të ofrojë deri 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit dhe pikërisht falë kësaj shume “Djajtë e Kuq” do të tentojnë edhe transferimin e këtyre lojtarëve.

Vështirë që francezi t’i thotë lamtumirë skuadrës që në muajin janar, sidoqoftë, sipas medieve angleze, United tashmë është dorëzuar dhe me shumë gjasa gjatë merkatos verore Pogba do të jetë një futbollist i “Los Blancos”.

Related posts

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani arrin akordin me mbrojtësin rumun… (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi Cikalleshi i dhuron fitoren ekipit në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment