Champions League Futboll Sport

DHUROI KUALIFIKIMIN ME TRIPLETË/ Lukas Moura “shpërthen” në lot kur dëgjon komentin e golave të tij (VIDEO)

Lukas Moura ishte heroi i mbrëmjes së djeshme për Totenhemin. Braziliani realizoi tre gola për të kualifikuar të tijtë për herë të parë në finalen e Champions League. Goli i fundit dhe vendimtari erdhi në limitet e kohës shtesë të pjesës së dytë, duke dramatizuar edhe më shumë situatën.

Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi nuk mundi të mbante lotët teksa gazetarët i ofruan të dëgjonte komentimin e golit të tij. Braziliani i prekur tha se ishte një ëndërr për të luajë në Ligën e Kampionëve dhe se tashmë do të luajë në finale. Ndërkaq, Lukas bëhet braziliani i parë që realizon tripletë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa një tjetër fakt interesant është se golat e shënuar nga Lukas u realizuan të tre me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuar e tij.

Megjithatë, braziliani pavarësisht vështirësive ia doli të kthehej në heroi e skuadrës ndërsa tashmë duhet të udhëheqë ekipin edhe në finale ndaj Liverpulit.

Related posts

“KËSHTU NUK MUND TA FITOJMË CHAMPIONSIN”/ Pique: Duhet të punojmë për të qenë favoritë, por…

Delo.autor

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Q.Autor

FITORJA NDAJ McGREGOR/ Vjen reagimi i babait të Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë djalin tim

Isa.Autor

Leave a Comment