Champions League Futboll Sport

NGA LIMONAT NË ZYRË TEK ILAÇI E RROBAVE/ Ja 7 gjërat që nuk dini për njeriun e momentit Pochettino

Mauricio Pochettino shpërtheu në lot pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

Trajneri i Tottenhamit, për të parën herë në histori, ka dërguar londinezët në finale.

Por, përveç emocional, Pochettino është edhe një person shumë karizmatik.

Ja disa nga gjërat që nuk dinit për të.

1 – Eshtë qytetar nderi në Virle Piemonte: Babai i stërgjyshit të Pochetinos emigroi në Argjentinë në vitin e largët 1867 pikërisht nga qyteza e vogël në dyert e Torinos

2 – Ka stërvitur Southampton deri në maj të vitit 2014, dy muaj përpara  ardhjes së Dusan Tadic te Saints: Kryqëzim që ka munguar, deri në gjysmëfinalen e Champions.

3 – Ish-mbrojtës, Pochettino ka koleksionuar 20 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Argjentinës mes vitit 1999 dhe 2002. Ndeshja e debutimit? Kundër Holandës, në atë që sot quhet “Johan Crujff Arena”. Mirë se erdhe Mauricio.

4 – Në vitin 2001 në fushë ishte edhe ai, te PSG, në finalen e Kupës Intertoto të fituar ndaj Brescias së Baggios dhe Mazzones.

5 – Trajneri i Spurs ka publikuar një biografi, Brave Neë World, ku tregon manitë e tij: Mbi të gjitha, ajo për të zgjedhur siç duhet me rigorozitet ilaçin e rrobave për lavanderinë e skuadrës.

6 –  Parfumi dhe aromat janë në qendër  të zyrës së tij: Pochettino ka zakon të vendosë limona në tavolinën e tij “për të thithur energjitë negative që janë të pranishme në ambient”.

7 – Eshtë një fans i madh i Robbie Williams: Love my Life është një nga këngët e preferuara.

Do të shohim nëse do të  jetë soundtrack edhe i finales së Champions.

Related posts

FORMULA 1/ 7 “pole position”, ky është piloti më i shpejtë për sezonin 2019

Delo.autor

CHAMPIONSI MË PRANË/ Dominuese dhe argëtuese, JUVENTUSI “tmerron” Europën (STATISTIKAT)

Isa.Autor

“AI ËSHTË I…”/ Hachimi i befasuar nga Messi jo mbi talentin dhe mentalitetin por për diçka që nuk e priste

Delo.autor

Leave a Comment