Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Premier League merr pasaportën për të luajtur me Kosovën (FOTO)

‘Ylli’ i Premierligës angleze, Florent Hadërgjonaj ka marrë pasaportën e Kosovës dhe është gati të luajë për vendlindjen e tij.

Ai ka publikuar fotografi nga takimi me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë.

Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë.

Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë” shkruan Hadërgjonaj në njoftim.

Related posts

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Delo.autor

FESTË ME SHQIPONJË/ Llullaku rilind në Rumani, shënon gol në ndeshjen e parë 

Isa.Autor

PERISIC DREJT LARGIMIT/ Marotta kërkon të marrë mesfushorin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment