Champions League Futboll Sport

SHKËLQYEN NË CHAMPIONS LEAGUE/ Ja sa vlejnë dhe nga cilët kërkohen talentet e Ajax

Ajaksi është skualifikuar nga Totenhemi, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe ishte shansi i fundit i disa talenteve për të fituar diçka te kjo skuadër.

Skuadrat e mëdha të Europës i kanë talentet e Ajaskit në skaner dhe presin të përfundojë sezoni për të bërë ofertate  tyre.

“Calciomercato”, bën një analizë të vlerës të talenteve të Ajaskit dhe skuadrat që i kërkojë  ata.

Matijas De Lig- Vlera e qëndërmbrojtësit mund të arrijë deri në 100 milionë euro deri në fund të sezonit. Juventus, Bajern, Barcelona, Siti dhe Mançester Junajtid janë skuadrat që deri më tani kanë shfaqur interes për lojtarin.

Doni Van De Bek-  Vlera e mesfushorit mund të shkojë nga 55 deri në 60 milionë euro. PSG, Bajern dhe Arsenali e kanë kërkuar holandezin deri tani.

David Neres- Braziliani mund të kushtojë 50 milionë euro dhe kërkohet nga skuadra si Çelsi, PSG apo dhe Liverpul.

Hakim Zijesh- Marokeni po bën një sezon fantastik dhe vlera e tij pasyshim që ka shkuar në kuotën e 40-45 milionë eurove. Bajern, Inter dhe Roma janë duke shfaqur interes për lojtarin.

Nikolas Taljafiko- Mbrojtësi i krahut të holandezëve ka një vlerë në treg prej 25-28 milionë euro. Ai kërkohet me ngulm nga Atkletiko dhe Inter.

Related posts

RONALDO “I ZHYTUR” NË PASURI/ Ja sa pritet të fitojë në 2019

Delo.autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ I pa vaksinuar dhe pozitiv me Covid-19, Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

Delo.autor

NDRYSHIM I PAPRITUR CHAMPIONS/ Kompeticioni më i madh i klubeve drejt formulës së re

Delo.autor

Leave a Comment