Futboll Premier League Sport

PRAPASKENAT E GJYSMËFINALES CHAMPIONS/ Kane “zgjoi shpirtin” e skuadrës, Pochettino shenja lamtumire

Shpirti i skuadrës nuk duhet të ekzistojë vetëm tek ata që zbresin në fushë, por edhe tek ata që dinë se si ta mbështesin skuadrën e tyre, edhe kur qëndrojnë jashtë për arsye dëmtimi. Dhe Totenhemi është pa asnjë dyshim shembulli më i mirë i kësaj karakteristike, duke parë mënyrë se si reaguan pas dy golave në disavantazh që vuajtën ndaj Ajaksit, por edhe për mënyrën se si kapiteni Herri Kejn, jo vetëm udhëtoi në transfertë, ndonëse i dëmtuar, por ndihmoi edhe trajnerin Poçetino për të zgjuar shokët e skuadrës.

Sipas asaj që raporton “Sportsmail”, sulmuesi i cili mund të rikuperohet për finalen e 1 qershorit në Madrid ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka vendosur të flasë si lider: “Kështu doni që ta mbyllim sezonin tonë dhe të hedhim poshtë të gjitha sakrificat që kemi bërë”, kanë qenë fjalët e Kejn, të cilat konfirmohen edhe nga mbrojtësi Tripier: “Kejn zbriti në dhomat e zhveshjes në pushim dhe na shkundi. Ai mbajti një fjalim shumë pasional dhe na kërkoi që të luftonim.

Herri gjeti fjalën që na duheshin për të bërë atë mrekulli. Poçetino përshëndet – Por për të shkundur ndoshta edhe më shumë ambientin, ka menduar arkitekti i këtij sezoni fantastik, Mauricio Poçetino: “Fakti që në kompeticionet UEFA do të jenë në finale 4 skuadra angleze, konfirmon se Premier Liga është kampionati më i fortë i botës. Por unë, ndoshta do të largohem nga Totenhemi. Këtë do e bëj nëse e fitoj ose jo trofeun e Champions-it”, ishin fjalët e trajnerit argjentinas që ëndërron gjysmën e Europës.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Danimarka befason Kroacinë, Mathias Joergensen shënon golin e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

205 MILIONË EURO/ Morata, futbollisti më i shtrenjtë spanjoll. Tani rivalizon me Neymar…

Delo.autor

Champions League/ Cili është ekipi më në formë? (STATISTIKAT)

Q.Autor

Leave a Comment