Futboll Sport

PAS DËNIMIT NGA FEDERATA ITALIANE/ FIFA pezullon menaxherin e njohur Mino Raiola, ja sa dënohet

Liga Italiane e Futbollit vendosi të dënojë për 3 muaj super agjentin e futbollit, Carmine (Mino) Raiola dhe dy muaj kushëririn e tij Vincenzo Raiola, ndërsa FIFA vendosi të ndërkombëtarizojë këtë dënim.

Nëpërmjet një njoftimi mbrëmjen e sotme, qeveria e futbollit botëror lajmëroi se pezullimi i dy agjentëve të ketë edhe efekt ndërkombëtar, pra të jenë të dënuar edhe ndërkombëtarisht, jo vetëm në Itali.

Ky është një lajm mjaft i keq për Raiolën, i cili është menaxher i shumë futbollistëve të njohur, mes të cilëve Zlatan Ibrahimoviç, Mario Balotelli, Paul Pogba, Lorenzo Insigne, etj.

Nëpërmjet këtyre dënimeve, Mino Raiola dhe kushëriri i tij humbin të drejtën për të negociuar marrëveshje, gjatë muajve më të nxehtë të merkatos së verës.

Related posts

Tifozët i kërkojnë largimin, Wenger: Nuk largohem derisa të më mbarojë kontrata

Q.Autor

Milan 1-0 Crotone, notat e lojtarëve. Ajeti më i vlerësuari tek ‘miqtë’ (FOTO)

Q.Autor

TAKIMI SERGIO RAMOS-PEREZ/ Kapiteni i Real Madrid kërkon largimin: Më lejo të shkoj tek…

Delo.autor

Leave a Comment