Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Aventura e Ronaldos tek Juventus mund të përfundojë në…

Aventura e Cristiano Ronaldos në Itali mund të përfundojë më shpejt sesa mendohej.

Sajti spanjoll “Diario Gol” shpjegon arsyen se pse portugezi mund të largohet nga Juventus. Ronaldo u kishte thënë drejtuesve të torinezëve se donte 2 lojtarë për vitin tjetër.

I pari është Joao Felix. Ylli i Benfikës kërkohet me ngulm nga Juventus, por sipas mediave lojtari preferon Manchester Cityn. Pep Guardiola e sheh 19 vjeçarin si pjesë të projektit për të ardhmen.

I dyti është Marcelo. Braziliani është mik i ngushtë me Ronaldon, por drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të rinovojnë me Alex Sandron.

Kjo ka sjellë pakënaqësi tek Ronaldo, i cili mendon rikthimin tek klubi ku u bë ylli i futbollit botëror, Manchester United.

“Djajtë” së fundmi kanë lidhur marëveshje me kompaninë e makinave Chevrolet dhe imazhi i Ronaldos do të sillte të ardhura të konsiderueshmë në arkat e klubit.

Për të “shkëputur” luzitanin nga Juventusi, anglezët kanë gati një ofertë prej 140 milionë eurosh për italianët dhe 34 milionë në sezon për lojtarin.

Related posts

SHOKUESE DHE SKANDALOZE/ Alegri nuk e merr Ronaldon në fazën përgatitore

Isa.Autor

FINALE BRITANIKE NË CHAMPIONS/ Guardiola kërkon trofeun e 32-të, Tuchel e ka mundur vetëm një herë

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18

Q.Autor

Leave a Comment