Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Gatusso beson tek objektivi: Nuk kemi pse të dorëzohemi…

Xhenaro Gatuzo, foli për mikrofonët e “DAZN” pas fitores në fushën e Fiorentinës. Ai u shpreh se ekipi i tij beson ende tek një vend në Champions, si dhe sqaron se me Bakajokon gjithçka është zgjidhur.

NDESHJA – Fiorentina është gjithmonë një ekip që të krijon probleme. Ka lojtarë të shpejtë përpara. Në pjesën e parë na e bënë pak të lehtë, por në të dytën nuk i driblonim dot aq kollaj, dhe rrezikuam. Tani me mendjen te Frosinone.

GARA PËR CHAMPIONS – Deri disa ditë më parë, ishim në Champions. Tani na vjen keq që nuk jemi, por besojmë ende. Nëse do shohim çfarë kemi bërë në kampionat, nuk kemi pse të dorëzohemi.

BAKAJOKO – Unë mund të kem shumë faje dhe pak merita, por kur them se nuk mbaj inate, këtë e them me të vërtetë. Mbaj inat vetëm me ata që nuk respektojnë grupin. Prioritet është Milani. Inatosem kur shoh se nuk ka respekt mes shokëve të ekipit. Jam i lumtur me paraqitjen e tij. Tashmë kemi zgjidhur gjithçka.

Related posts

LIVE/ Suedia me “ndihmën” e teknologjisë ndëshkon Koren e Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Delo.autor

GRIEZMANN RILIND ME SHQIPËRINË/ Barcelonës i kthehen peshat e rënda në stërvitje…

Delo.autor

Leave a Comment