Kosova

Zyrtare: Vllaznia prezanton pesë transferimet e para

Skuadra e inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës, Vllaznia e Pozhoranit ka filluar organizimin për edicionin pranveror.

Pasi kishin liruar shumë futbollistë nga radhët e tyre, Vllaznia ka nisur riorganizimin për edicionin pranveror.

Pozhoranasit kanë marrë në staf trajnerin e mirënjohur Agron Selmani pasi kishin ndarë rrugët me Bylbyl Sokolin.

Tani klubi nga Komuna e Vitisë, ka bërë edhe transferimet e para për afatin kalimtar të janarit.

Fidan Hasani është emri më i madh që iu bashkua skuadrës nga Pozhorani, i ardhur nga Flamurtari.

Për Vllazninë kanë nënshkruar edhe Kujtim Pantina nga Trepça, Arlind Gashi nga Fushë Kosova, Sevdaim Tahiri nga Ramiz Sadiku dhe Orhan Miftari nga Gjorce Petrov.

Vllaznia po kërkon mbetjen në elitë pasi akutalishtë zë pozitën e fundit në tabelë.

Related posts

U SHKARKUA NGA KLUBI MIREL JOSA/ Prishtina arrin akordin me trajnerin e ri…

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti serb vendos të luajë për Kombëtaren e Kosovës, por ja si hakmerren ndaj tij

Delo.autor

SHERRI NË STËRVITJEN E KOSOVËS/ Shikoni qëndrimin e trajnerit Shaland (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment