Futboll Seria A

Juventusi ka një ide të çmendur për vendin e Cuadrados, kërkon yllin e Milanit

 

Duhet një përgjigje e saktë mjekësore, që të merret më pas vendimi për merkaton e Juventusit. Bardhezinjtë presin sot rezultatet e testeve mjekësore të Juan Kuadrados, prej kohësh me pubalgji. Nëse konfirmohet nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale, kolumbiani rrezikon një stop prej 2-3 muajsh.

Një mungesë që pas huazimit të Pjacës, i detyron drejtuesit e Juves të kthehen në merkato. Mateo Politano duket emri i parë në bllokun e Marotës dhe Paratiçit, të gatshëm të studiojnë të tjera zgjidhje të minutës së fundit.

Midis tyre, sipas “Tuttosport”, spikat edhe ideja e çmendur për Xhakomo Bonaventurën, njërin nga lojtarët më të mirë të Milanit. Është një pistë e komplikuar, por që Milanit mund t’i zgjidhte disa probleme financiare.

Related posts

PLAS NË ITALI/ Gatusso SHPËRTHEN ndaj Federatës italiane, ja kërkesa e tij…

Isa.Autor

E papritur/ Danimarka me një lojtar më pak në Botëror

Sadik.Autor

Mbyllet telenovela “Courtois”/ Zëvendësuesi i tij tek Chelsea vjen nga Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment