Futboll Premier League

Swansea-Arsenal, “Topçinjtë” kanë fituar 3 sfidat e fundit ndaj “Mjellmave”

Swansea e vendit të fundit do të synojë të përsërisë paraqitjen mbresëlënëse të bërë në mbrojtje në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit të fituar 1-0 në shtëpi kundër Liverpool. Të martën, uellsianët do të presin Arsenal, që ka luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit të Premier League, me 4 gola të shënuar në 20 minutat e para kundër Crystal Palace.

Pavarësisht nga kjo, lojtarët e Arsene Wenger do të duhet të bëjnë një tjetër paraqitje si ajo kundër Palace për t’u larguar me pikë të plota nga “Liberty Stadium”. Vendasit janë përmirësuar ndjeshëm në mbrojtje në drejtimin e Carlos Carvahal dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet, duke pësuar vetëm 3 gola në total.

Gjithsesi, në 8 nga 9 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Arsenal në të gjitha kompeticionet, Sëansea ka mbi 2.5 gola për ndeshje. Por, në 6 nga 7 takimet e fundit të kampionatit që “Mjellmat” kanë luajtur në shtëpi, janë shënuar nën 2.5 gola për ndeshje. Arsenal ka fituar 3 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Swansea-s në të gjitha kompeticionet.

Related posts

ITALI-SPANJË/ E gjithë Bota me sytë nga super ndeshja, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“REFUZOVA OFERTA NGA SPANJA DHE POLONIA”/ Mesfushori Çekiçi: Pres ftesë për miqësoret

Delo.autor

BARCELONA RREZIKON TITULLIN/ Suarez “shpërthen” pas barazimit: Pyesni trajnerin për rezultatet!

Delo.autor

Leave a Comment