Champions League UEFA

Emery flet me siguri: PSG do ta fitojë Ligën e Kampioneve

Unai Emery, trajner i PSG-së, tha se beson se ekipi francez, që drejton, do të jetë një herë fitues i Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për programin “Universe Valdano” në “beIN SPORTS”, që do të transmetohet të martën, trajneri bask tha: “Unë besoj se tani jemi të përgatitur më mirë se një vit më parë. Mendoj se ky klub do të jetë, shpresojmë me mua trajner, fitues i sigurtë i Ligës së Kampionëve”. I pyetur në lidhje me supersfidën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, që të tijtë do ta luajnë kundër Real Madridit, ai tha: “Jemi gati për të luajtur kundër ekipit më të mirë në botë, që nga katër edicionet e fundit të Champions-it ka fituar tre”. Lidhur me vizitën në “Santiago Bernabeu”, Emery tha se ai nuk mendon që Real Madridi do të ndikohet nga periudha e keqe që po kalon në ndeshjet e fundit. “Pasi mora drejtimin e PSG-së, pyesja shpesh veten se çfarë objektivi kishin vendosur drejtuesit për mua. Ata më shpjeguan se besonin tek unë që, pas suksesit që kisha arritur në “Europa League”, të bëj një hap më tej. Fitimi i Champions-it është një tjetër sfidë”, – gjykon trajneri spanjoll.

Related posts

SHERRIFF TIRASPOL-REAL MADRID/ Ancelotti: Është lojtari më i rrezikshëm në botë për momentin

Delo.autor

Zidane shpjegon metamorfozën e Isco dhe flet për rikthimin në Torino

Sadik.Autor

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Shpëton vazhdimisht Manchester United, reagimi i Ronaldos i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment