Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dënim i ashpër nga Apeli, klubi historik italian bie në Serie C

Skuadra e Palermos është dënuar për shkak të parregullsive financiare dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C.

Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC),  e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palemros dhe përfaqësuesve të saj.

Ky vendim është një goditje e madhe për skuadrën e Palermos, që kishte mbyllur sezonin në Serie B në vendin e tretë, dhe përmes Play Off kërkonte rikthimin në Serie A.

Shkak është bërë falsifikimi i dokumentave financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit siçilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.

Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”,  klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve.

Related posts

Martohet Cristiano Ronaldo? Diamant në gishtin e Georginës! (FOTO)

Sadik.Autor

SHORTI I “UCHL”/ Tifozët e Barcelonës tallen “KEQ” me Realin. Ja me kë e vënë përballë (FOTO)

F.autor

I PËRJASHTUAR NGA “GJELAT” QË NË VITIN 2015/ Karim Benzemas i ndodh e pabesueshmja nga vendi i origjinës

Delo.autor

Leave a Comment