Bundesliga Futboll

Borusia e Dortmundit rrëmben sulmuesin e Çelsit, Roma mbetet thatë

Nuk është as Roma dhe as Sevilja destinacioni i ri sulmuesit belg të Çelsit. Ka pasur zhvillime interesante së fundi në merkaton europiane, ku kanë lëvizur “kartat”.

Lojtari i Çelsit, Miçi Batçuai, sipas gjermanes “Bild”, është shumë pranë transferimit te Borusia e Dortmundit, që ka qenë në kërkim të zëvendësuesit të Aubamejangut. Ky i fundit pritet të kalojë tek Arsenali.

Në këtë sezon, futbollisti belg numëron 25 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe kë dhënë 2 asiste. Shënoi 2 gola në fitoren ndaj Njukasëllit dhe tani duket se do të ndërrojë ekip. E kërkoi me ngulm Roma, që ishte në bisedime me Çelsin për Dzekon, por asnjëra nga lëvizjet nuk u krye.

Related posts

EKSOD TEK ARSENALI/ Rrezikon të largohet edhe Granit Xhaka

F.autor

GOL ME GODITJE DËNIMI/ Benzema thyen mallkimin 14-vjeçar

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Gotze nuk e ka humbur klasin, shikoni golin e tij me PSV (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment