Futboll Premier League Sport

TË PAFAT/ Chelsea shpërdoron, e diela mbetet e mallkuar për Everton

Chelsea ka marrë barazimin e katërt të sezonit pasi është ndalur nga Everton 0-0 në Stamford Bridge. Blutë e Londrës kishin shumë mundësi që nuk arritën t’i shfrytëzonin dhe tani ndodhen në vend të tretë të renditjes me 28 pikë. Ndërkohë Everton ka 14 ndeshje që nuk fiton jashtë fushe ditën e diel, kjo ditë mbetet e mallkuar për të besuarit e Silva-s. E diela e fundit që ka fituar Everton ka qenë në marsin e 2015 ndaj QPR.

Ndeshja nisi e barabartë, me Everton që luajti pa frikë që nga minuta e parë megjithëse kishte përballë Chelsea-n në Stamford Bridge. Ishin miqtë me mundësinë e parë, kur Bernard lëshoi një goditje potente nga distanca, por ajo ishte e pasaktë. Chelesa nuk arrin të krijojë mundësi shënimi gjatë pjesës së parë dhe tentativat e vetme kanë ardhur nga mbrojtësi Marcos Alonso nga distanca por spanjolli ishte i pafat.

Pas pushimit Blutë rritën rimtin dhe Everton mendoi vetëm të mbronte një pikë duke qëndruan mbrapa me shumë forca. Willian mund të kishte zhbllokuar rezultatin pas një ore lojë. Pas tij ishte edhe Hazard, por belgu i kthyer nga dëmtimi nuk ishte në formën e tij më të mirë. Chelsea u mundua deri në fund për të shënuar golin e fitores, por pa sukses dhe duhet të kënaqet me një pikë.

Related posts

Arrestohen sulmuesit e trajnerit të Vllaznisë

Q.Autor

“KËRKOJ DIÇKA MË TEPËR NGA SEZONI I KALUAR”/ Trajneri Cungu: Dua që Laçi të nisë me marsh tjetër

Delo.autor

STATISTIKAT/ Shakhtar jashtë Champions-it, De Zerbi vendos rekordin negativ historik

Delo.autor

Leave a Comment