Kategoria Superiore Shqipëri

Ish-deputeti me post në UEFA, vjen të diskutojë përfshirjen e politikës në FSHF

Zgjedhjet e reja që do të mbahen për kreun e FSHF-së, janë duke afruar gjithmonë e më tepër. Por pas debateve të ndezura rreth përfshirjes së politikës në këtë garë, UEFA ka marrë menjëherë masën e parë, teksa në Shqipëri do të vijë zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigori Surkis.

Qëllimi kryesor i ardhjes së tij në Tiranë, është takimi me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Tema e diskutimi do të jetë padyshim për ndikim që mund të ketë politika në këto zgjedhje sportive që do të zhvillohen gjatë muajit të ardhshëm.

Megjithatë mund të quhet paksa ironike fakti që Grigori Surkis ka edhe vetë një prejardhje politike. Ai ka qenë deputet në paralamentin e Ukrainës, por në ditën e mërkurë do të diskutojë rreth mospërfshirjes së politikës në zgjedhjet e FSHF-së.

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Laçi mposht “Korçarët” dhe siguron 3 pikë të arta

Delo.autor

Afrime kampionësh, Flamurtari anti-Skënderbe edhe në merkato

Q.Autor

FITORE E MERITUAR/ Kampionët e Superiores mposhtin Apoloninë falë golit të Seferit

Delo.autor

Leave a Comment