Futboll Kategoria Superiore Sport

FAZA PËRGATITORE/ “Dhimbje koke” për trajnerin Shehi, humb stërvitjen titullari i Tiranës…

Filip Najdovski do të qëndrojë dy javë pushim, ndërsa me shumë mundësi me grupin do të bashkohet në pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Edhe pse lojtari është në Maqedoninë e Veriut dhe priten analizat e fundit, mësohet se futbollisti nuk do të nisë në maksimum. Lojtari do të humbasë 12 ditët e para të stërvitjes dhe me shumë mundësi, do të bashkohet me grupin vetëm në pjesën e dytë të përgatitjeve.

Filipi është titullari i mbrojtjes dhe një dëmtim i rëndë i tij do të komplikonte Tiranën e sezonit të ri futbollistik. Tirana i ka mbrojtësit të kufizuar pas largimit të Vangjelit nga skuadra gjatë kësaj vere.

Najdovski në Superiore ka shënuar 2 gola në 30 ndeshje dhe 2556 minuta lojë. Mes Kupës dhe Superkupës ka luajtur 131 minuta në dy sfida.

Në Europë mbrojtësi është aktivizuar 270 minuta në tri takime.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Nesër luhen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve, takimet premtojnë spektakël & emocione

F.autor

VENDIMI DRASTIK/ Ndryshimet ligjore për sportin nuk kënaqin klubet, Liga vendos bojkot sezonit të ri

Delo.autor

PREDHA NGA DISTANCA/ Ronaldo nxiton, me 105 kilometra në orë drejt titullit kampion

Delo.autor

Leave a Comment