Futboll Seria A Sport

“KUR ISHA ENDE FUTBOLLIST I MILANIT”/ Ronaldo “fenomeni”: Ja si e ndjek shembullin e Berluskonit

Ronaldo Nazario Da Lima, president te Vajadolidi, ka dhënë një intervistë për “Financial Times”. Duke komentuar presidencën e tij në krye të klubit spanjoll, “Fenomeni” deklaroi:

“Kur isha ende futbollist i Milanit, Berluskoni vinte për të na shpjeguar si të sulmonim në zhvillimet e një goditjeje këndi. Ai na këshillonte të qëndronim jashtë zone dhe të futeshim brenda saj sapo të kromohej topi. Ne pohonim me kokë, por në fushë bënim sipas mënyrës sonë.

Tani që jam vetë president, u them lojtarëve të mi që të qëndrojnë sa më pranë portierëve rivalë dhe të godasin pasi kundërshtari të ketë bërë lëvizjen e parë. Ndryshe nga të tjerët, kam avantazhin që kam qenë futbollist dhe di si t’i këshilloj lojtarët e mi”.

Related posts

PLANI PËR ZËVENDËSUESIN E DEMBELE/ “Demi” Lautaro mban peng Barcelonën, ja arsyeja

Delo.autor

NUK BINDI/ POGBA dëbohet nga Gjermania, ishte mbi peshë

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Flitej për një transferim tek Milan, futbollisti “Zikaltër” rinovon kontratën me Inter-in

Delo.autor

Leave a Comment