Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Barcelona vazhdon të shkruajë historinë në kampionat… (VIDEO)

Barcelona vazhdon të ruajë rekordin e pathyeshmërisë, teksa ka mposhtur 4-1 Villarreal në “Camp Nou” dhe do ta mbyllë kampionatin e La Liga pa asnjë humbje nëse merr një rezultat pozitiv edhe në javën e fundit në Levante.

Faktikisht katalanasit nuk humbasin prej 43 ndeshjesh, duke llogaritur edhe kampionatin e kaluar, si askush tjetër në historinë e futbollit spanjoll.

Kur u mbushën dhjetë minuta lojë, Philippe Coutinho shënoi golin e parë për Barcelonën me portën e boshatisur. Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asiste në 10 ndeshjet e fundit me Barçën duke konfirmuar ambientimin e tij me ekipin që e bleu nga Liverpool në janar për rreth 150 milionë euro.

Pesë minuta më vonë, një tjetër brazilian, Paulinho, shënoi golin e dytë për Barcelonën.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Lionel Messi shënoi golin e tretë për Barçën. Ky ishte goli i 34-të në këtë kampionat për argjentinasin që me shumë gjasa do të fitojë “këpucën e artë”, pasi i dyti në renditjen e golashënuesve është Cristiano Ronaldo me 25 gola.

Villarreal e gjeti golin e nderit kur u mbush një orë lojë me Sansone, gjithsesi pa prishur festën e kampionëve të Spanjës që janë vetëm 90 minuta larg rekordit me një kampionat të tërë pa humbje. Tre minuta para fundit, katalanasit kompletuan “poker” me golin e Ousmane Dembele.

https://www.dailymotion.com/video/x6j6wnf

https://twitter.com/PeakDembouz/status/994285223054635009

Related posts

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kërkojnë fitoren ndaj rivalit të vjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Real Madrid dhe Barcelona duel për talentin e Schalke 04

Sadik.Autor

Kane “vrasës”, kalon në avantazh Anglinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment