Futboll La Liga Sport

ASKUSH NUK E DO MË NË “CAMP NOU”/ Barcelona i vendos çmimin e shitjes Coutinhos, ja vlera e çmendur

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për yllin brazilian, i cili është vënë në qendër të shënjestrës nga tifozët Barçës, madje askush nuk e do më Coutinhon në “Camp Nou”.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona është e vendosur për të shitur Coutinhon, që në vitin 2018 u transferua në ‘Camp Nou’ nga Liverpool për 160 milionë euro.

Vlera e brazilianit nga Barcelona cilësohet 110 milionë euro.

Për shërbimet e Coutinhos, interesim ka shprehur Chelsea, që po kërkon një zëvendësim për Eden Hazard, që gjatë verës do t’i bashkohet Real Madridit.

Paratë nga shitja e Hazard, Chelsea mund t’i përdorë menjëherë në transferimin e Coutinhos.

Related posts

PLAS TEK REALI/ Publikohen përgjime që nga viti 2006, Perez: Casillas dhe Raul janë mashtrimet më të mëdha të klubit

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE 8 GOLA/ Përfundon në barazim miqësorja e “yjeve”, Xhaka – Rashica

Delo.autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Trajneri Allegri: Ronaldo nuk dëshironte të luante për Juventus-in, i urojmë fat

Delo.autor

Leave a Comment